SC Gjilani ka zyrtarizuar sulmuesin e krahut, Elton Cale, i cili së fundmi u paraqit për Tiranën në Shqipëri.
Braziliani ka nënshkruar kontratë për dy vite me Gjilanin deri në sezoni 2022/23.
“Sport Culb Gjilani komunikon angazhimin e Elton Cale. Klubi ka gjetur akordin me futbollistin për angazhimin e tij me fanellën kuq e bardh për dy edicionet e ardhshme”.
“Cale luan në pozitën e sulmuesit të krahut, ndërsa te Gjilani vjen nga radhët e KF Tiranës. Të gjithë në Gjilan i dëshirojnë Cales mirëseardhje ne klub, duke i uruar shumë suksese”.
Futbollisti 32-vjeçar karrierë ka bërë edhe tek Flamurtari i Vlorës dhe Kukësi. Gjithashtu, Cale ka karrierë të pasur pasi që ka luajtur në shumë vende të botës duke nisur nga Brazili, Portugalia, Rusia dhe Greqia.
Gjilani është një nga skuadra më aktive deri tani në Kosovë, pasi synon titullin kampionin në edicionin e ri me trajnerin Ismet Munishi.