Site icon Telegrafi

Zyrtare: Elis Bakaj kalon te Shakhtyor Soligorsk në Bjellorusi

Elis Bakaj është zyrtarisht futbollist i Shakhtyor Soligorsk në Bjellorusi.

Sulmuesi, i cili është ende shënuesi më i mirë në Superioren shqiptare, ka lënë Kukësin për të shkuar në Shakhtyor Soligorsk , aty ku i kanë ofruar një pagë të shkëlqyer për një sezon, deri në fund të këtij viti.

Një tjetër aventurë jashtë Shqipërie për Elis Bakajn i cili ka luajtur te Dinamo e Bukureshtit, Çoronomorets Odesa në Ukrainë, Hapoel Raanana në Izrael dhe RNK Spliti në Kroaci.

Bakaj do të marr 150 mijë euro deri në fund të vitit, kur edhe mbaron kampionati bjellorus. Në kontratë do të ketë edhe premio për fitoret, golat dhe arritjen e objektivave sezonale.

Shakhtyor është një klub i themeluar në vitin 1961, nga qyteti i Soligorskit, në qendër të Bjellorusisë.

Qyteti ka rreth 100.000 banorë, ndërsa stadiumi “Stroitel” ka kapacitet prej 4200 vendesh. Shaktjor ka fituar titullin në vitin 2005, ka dalë 5 herë nënkampion i vendit,.

Këtë sezon ata pritet të rivalizojë BATE-n dhe Dinamo Minsk për titullin.

Exit mobile version