Telegrafi

Zyrtare: Egzon Sinani kalon te Gjilani

Gjilani ka njoftuar se ka nënshkruar me mbrojtësin e njohur Egzon Sinani nga Ballkani.

Sinani ka bërë karrierë edhe te Llapi, ndërsa ka kohë që ka qenë i lidhur me Gjilanin.

“Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Egzon Sinani”.

“Sinani i cili luan në pozitën e mbrojtësit të qendrës vjen nga radhët e Klubit Futbollistik Ballkani, derisa në të kaluarën ka qenë gjithashtu pjesë e Klubit Futbollistik Llapi”.

“Në edicionin e fundit ka fituar titullin kampion dhe ka zhvilluar disa paraqitje në arenën ndërkombëtare me klubin nga Suhareka. 28 vjeçari është vënë menjëherë në dispozicion të ekipit”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/