Telegrafi

Zyrtare: Egzon Qerimi, lojtar i ri i Dukagjinit

Klubi klinas, Dukagjini ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit Egzon Qerimi, i cili në sezonin e fundit luajti te Ulpiana.

Dukagjini është ‘zgjuar nga gjumi’ dhe ka filluar përforcimet për sezonin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.

Pas disa rinovimeve të kontratave, largimeve dhe huazimeve, klinasit kanë bërë tashmë edhe transferimin e parë të verës, të cilin e kanë prezantuar në faqen zyrtare.

Bëhet fjalë për mesfushorin Egzon Qerimi, i cili së fundmi ishte pjesë e Ulpianës, ku shënoi pesë gola dhe pesë asistime në edicionin e fundit.

Lexo po ashtu Dukagjini konfirmon zyrtarisht rinovimet, largimet dhe huazimet më të fundit

Postimi pa ndërhyrje i Dukagjinit

𝐀𝐫𝐫𝐢𝐡𝐞𝐭 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈𝐯𝐞𝐬𝐡𝐣𝐚, 𝐄𝐠𝐳𝐨𝐧 𝐐𝐞𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐛𝐞̈𝐡𝐞𝐭 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞̈ 𝐞 𝐃𝐮𝐤𝐚𝐠𝐣𝐢𝐧𝐢𝐭

Tashmë edhe zyrtarisht Egzoni është pjesë e jonja, futbollisti kreativ pas një edicioni shumë të mirë te skuadra e Ulpianes ku njëherit ishte edhe kapiten, bashkohet me klubin tonë. Ai realizoi pesë gola dhe pesë asistime gjatë edicionit te kaluar. Qerimi luan ne pozitën e mesfushorit qendror.

Mirësevjen EGZON, na priftë e mbara!

/Telegrafi/