Egzon Binaku ndërron zyrtarisht skuadër, duke kaluar nga Malmo te Norrkoping.
Mbrojtësi i majtë që luan për Kombëtares Shqiptare ka lënë Malmon, klub ku e kishte humbur vendin e startuesit në muajt e fundit, duke u transferuar te Norrkoping.
Transferimi befasues i Binakut është bërë zyrtar nga klubi i Norrkoping me një postim në rrjetet sociale.
Välkommen Egzon Binaku!
⚪️🔵 #ifknorrköping pic.twitter.com/Ib8yJaH5n0
— IFK Norrköping (@ifknorrkoping) March 29, 2019
Nuk dihen ende detajet e marrëveshjes dhe se sa do të zgjasë kontrata e 23-vjeçarit me klubin e tij të ri.
Binaku ka folur pas transferimit duke thënë se te Malmo nuk kishte hapësira.
“Kohët e fundit nuk kam qenë në planet e trajnerit, ndaj zgjodha një sfidë të re”.
Vi vill hedra och ha med oss Sveriges bästa stöd på alla allsvenska arenor. Under 2019 kommer Curva Nordahl alltid vara med oss! I årets alla matchställ symboliseras IFK Norrköpings ståplats Curva Nordahl med en logga i alla officiella matchställ. Ni gör IFK Norrköping starkare! pic.twitter.com/m3VOgaRs1h
— IFK Norrköping (@ifknorrkoping) March 29, 2019
“Edhe pse nuk ka shkuar ashtu siç e kisha menduar, jam i lumtur për kohën që kam kaluar te Malmo. Kishte momente shumë bukura, unë dua t’i falënderoj të gjithë”ka deklaruar mbrojtësi gjatë prezantimit në klubin e ri.
Binaku është një zbulim i ish-trajnerit Christian Panucci në kombëtaren shqiptare. /Telegrafi/