Llapi ka konfirmuar se ka transferuar Edon Sadriun.
Mbrojtësi i majtë nënshkroi kontratën me klubin llapjanë për një vit me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër.
“Mesfushori i majtë bëhet pjesë e klubit duke nënshkruar kontratë (1+1)”.
“KF Llapi ka vazhduar me përforcime në repartet të cilat ka pasur nevojë për tu përforcuar, andaj nga sot Edon Sadriu është pjesë e klubit”.
“Edon Sadriu është 23 vjeçar i lindur më 20.05.1997 në Slivovë. Është mesfushor i krahut të majtë. Në sezonin e fundit u paraqit për Ferizajn në 16 ndeshje duke realizuar edhe 4 gola. Në të kaluarën ka qenë pjesë e Gjilanit”, thuhet në njoftimin e Llapit. /Telegrafi/