Kosova do të luajë ndaj Kroacisë të enjten e 6 tetorit.
Edhe pse Kroacia llogaritej si favorite e madhe, Përfaqësuesja jonë po merr lajme të mira nga kroatët.
Pasi është zyrtarizuar Luka Modric dhe Dejan Lovren si mungesa të mëdha, tani ka ardhur një lajm i keq për kroatët.
Është ylli i Barcelonës, Ivan Rakitic i cili ka pësuar një lëndim dhe do të mungojë ndaj Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur federata e futbollit kroat që ka shkruar se Rakitic do të mungojë ndaj Kosovës dhe Finlandës.
Ndërkohë në pozitën e tij është ftuar mesfushori i Dinamo Zagrebit, Domagoj Antolic. /Telegrafi/