Telegrafi

Zyrtare: E kërkuan Bayerni dhe Milani, por Ozan Kabak zgjodhi Schalken

Ozan Kabak (Foto: Schalke 04/Twitter)

Schalke ka njoftuar zyrtarisht se e ka transferuar Ozan Kabakun nga rivali i Bundesligas, Stuttgart.

Bayern Munichu dhe Milani ishin dy skuadrat më të interesuara për anëtarin turk, mirëpo ky i fundit vendosi të kalojë te skuadra tjetër gjermane.

“Ozan Kabak zgjodhi për t’u bashkuar me ne, përkundër konkurrencës nga një numër i klubeve të tjera”, ka deklaruar drejtori sportiv i Schalkes, Jochen Schneider.

Mbrojtësi 19-vjeçar ka thënë se është shumë i lumtur që ka kaluar te skuadra nga Bundesliga.

“Jam po ashtu i lumtur të jem me ju. Faleminderit për këtë pritje të ngrohtë”, ka shkruar mbrojtësi turk në llogarinë e tij në Twitter. /Telegrafi/