Sulmuesi anglez, Saido Berahino ka zyrtarizuar largimin nga West Bromwich Albion.
Edhe pse e kërkoi Liverpooli dhe Manchester City, anglezi ka befasuar me zgjedhjen e tij duke nënshkruar me Stoke Cityn.
Ky transferim i ka kushtuar skuadrës së Xherdan Shaqirit, rreth 14 milionë euro.
Ndërkohë Berahino ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare e cila do ta mbajë atë në Stoke deri në vitin 2022.
Kujtojmë që Berahino muajve të fundit ka luajtur për ekipin e dytë të West Bromwich Albion pasi kishte prishur marrëdhëniet me trajnerin dhe klubin duke kërkuar largimin. /Telegrafi/