Pritej largim i tij nga Roma, por Edin Dzeko i ka habitur të gjithë, duke rinovuar me klubin aktual.
Roma ka njoftuar se Edin Dzeko e ka rinovuar kontratën e tij me klubin deri në 30 qershor 2022.
Sulmuesi boshnjak arriti në Romë në verën e vitit 2015 dhe në katër sezonet e tij në kryeqytet ka zhvilluar 179 paraqitje, duke shënuar 87 gola.
“Para se të mbaronte sezonin i kaluar, ne kishim marr vendim: Dzeko do të ishte një nga shtyllat e ekipit të ri”.
“Në këto muaj nuk kemi ndryshuar kurrë mendje. Jemi të lumtur që Edin e pranoi të mbetet në Romë dhe të vazhdojë më fitore”, ka thënë Guido Fienga.
Edin Dzeko është shënuesi i shtatë më i mirë në historinë e klubit.
Ai ka qenë i lidhur me një kalim te Interi. /Telegrafi/