Telegrafi

Zyrtare: Dybala rinovon kontratën me Juventusin

Juventusi ka konfirmuar rinovimin me Paulo Dybalan deri në vitin 2022.

Sulmuesi ka qenë në bisedime me klubin për një kohë dhe tashmë nuk ka dyshime nga asnjëra anë.

“Juventus Football Club ka kënaqësinë që të bëjë publike rinovimin me Paulo Dybalan deri më 30 qershor 2022, një rrugëtim që ka filluar në vitin 2015”.

“Juventusi është duke menduar në të ardhmen dhe këtë do ta bëjë duke u mbështetur te La Joya edhe për katër vite më shumë në kontratë”.

Po ashtu është bërë zyrtare që Juventusi do t’i paguajë Palmeros edhe 8 milionë euro tjera.

Dybala do të ketë një pagë prej 7 milionë euro në vit me marrëveshjen e re. /Telegrafi/