Site icon Telegrafi

Zyrtare: Drita prezanton Gilberto Fortunato

Klubet kosovare po vazhdojnë të përforcojnë radhët e tyre me lojtarë të rinj para sezonit të ri të Superligës.

Një prej tyre është edhe skuadra gjilanase e Dritës, e cila ta risjell në radhët e veta një sulmues brazilian.

Bëhet fjalë për Gilberto Fortunaton, cili ka nënshkruar kontratë një vjeçare me ish-kampionët e Kosovës.

Kujtojmë se futbollisti ishte pjesë e klubit bardhekaltër para dy vjetëve, por më pas u transferuar te skuadra e PKNP-së së Malajzisë.

Theksojmë se Fortunato kishte bërë karrierë edhe në kampionatin shqiptar tek skuadra kryeqytetase Tirana.

Ndryshe, Drita në sezonin e fundit ka përfunduar në pozitën e katërt në saje të 48 pikëve. /Telegrafi/

Exit mobile version