Telegrafi

Zyrtare: Drita prezanton Donat Hasanajn

Klubet kosovare po vazhdojnë të përforcojnë radhët e tyre me lojtar të ri para fillimit të sezonit të ri.

Një ndër to është edhe skuadra gjilanese e Dritës, e cila gjatë ditës së sotme ka sjell edhe një lojtar.

Bëhet fjalë për ish-mesfushorin e Prishtinës, Donat Hasajn, i cili është prezantuar gjatë ditës së sotme te bardhekaltërit.

Hasanaj që është pjesë e Kosovën U-21 mund të luajë në disa pozita, si mesfusha dhe mbrojtje. Kujtojmë se 21-vjeçari ishte i huazuar për një edicion edhe te klubi nga Obiliqi, KEK-u.

Ndryshe, Drita deri më tani ka transferuar edhe Ilir Blakçorin, Hamdi Namanin, Drilon Islamin, Izair Eminin, Darko Tofiloskin dhe Valmir Kutllovcin. /Telegrafi/