Drita ka nënshkruar me sulmuesin nigerian me nënshtetësi amerikane, Kyrian Nwabueze.
Kampioni aktual që ka mbetur prapa në kampionat do të kërkojë që të shkojë deri në fund në garën e Kupës.
Për këtë klubi ka bërë disa investime të mëdha në këtë afat kalimtar, sikurse që është i fundit, sulmuesi Kyrian Nwabueze.
“Nwabueze ka pasur përvojë për disa vite në futbollin Amerikan, pastaj në Armeni, Slloveni e së fundmi tek FK Pobeda e Maqedonisë”.
“FC DRITA me këtë nënshkrim ka plotësuar të gjitha pikat ku ka planifikuar të përforcohet dhe tani do të jetë më kompakte në vazhdimin e kampionatit”, thuhet në njoftimin e klubit.
Drita ndeshjen e parë e zhvillon në Kupë kundër Vëllaznimit në Gjakovë.
Sot klubi e ka zhvilluar edhe ndeshjen e dytë kontrolluese në Turqi ku është takuar me gjigantin e Superligës turke Antalyaspor, takim ky që u mbyll me rezultat 2-1./Telegrafi/