Site icon Telegrafi

Zyrtare: Drita nënshkruan me sulmuesin Edin Hyseni

Drita ka njoftuar për transferimin e radhës, ku bëhet fjalë për sulmuesin, Edin Hyseni, i cili ka luajtur së fundmi për  SV Wacker Burghausen.

Lojtar mund të luajë tri pozitat e sulmit, ndërsa në sezonin e fundit në Regionalliga Bayern, ka zhvilluar 11 ndeshje, ku ka shënuar tre gola.

“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë me lojtarin tonë më të ri, sulmuesin e krahut Edin Hyseni i cili është ardhja jonë e radhës e këtij afati kalimtarë.

“Edini do të shtojë edhe më shumë konkurrencën në fazën ofenzive. Hyseni të gjitha grupmoshat i ka kaluar në futbollin gjerman dhe në sezonin e fundit ka qenë pjesë e SV Wacker Burghausen”, thuhet në njoftimin e  klubit gjilanas.

Drita deri tani ka rinovuar kontratat me Faton Malokun dhe Ensar Huruglicën, ndërsa ka afruar emra si Kastriot Rapuca, Ilir Mustafa, Veton Tusha dhe Blerton Sheji./Telegrafi/ 

Exit mobile version