Telegrafi

Zyrtare: Drita nënshkruan me mbrojtësin Ekow Mills

Klubi gjilanas, Drita ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit ganez, Ekow Mills.

“Intelektualët” kanë vazhduar me përforcime këtë verë, duke konfirmuar tashmë edhe një prurje të re.

Bëhet fjalë për mbrojtësin 19-vjeçar, Ekow Mills, i cili vjen nga Gana dhe ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.

Njoftimi i transferimit të tij ka ardhur nga faqja zyrtare e klubit gjilanas.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Drita FC

Postimi pa ndërhyrje i Dritës

Welcome Ekow Mills

Ekow Mills është lojtari më i ri i klubit tonë FC DRITA, pasi tashmë ka nënshkruar kontratë katër vjeqare dhe do të jetë me ne deri më 30.06.2026.

Ekow Mills luan ne rolin e qendermbrojtësit dhe eshte 19 vjeçar i lindur në Ghana, ndersa vjen tek ne pas një përvoje 1 vjeçare në Spanjë, ndërsa formimin e tij si futbollist e ka bërë në vendlindje ne accra te FC Storm Academy.

Ekow do të jetë i gatshëm për ndeshjet e Evropës dhe FC DRITA i dëshiron mirëseardhje dhe suksese në fanelën e DRITËS.

/Telegrafi/