Telegrafi

Zyrtare: Drin Ymeri përforcimi më i ri i Gjilanit

KF Gjilani përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje për transferimin e futbollistit Drin Ymeri.

Sezonin e kaluar Ymeri ishte pjesë e Vjosë së Shtimës, aty ku tregoi paraqitje të mira duke qenë njëri ndër golashënuesit më të mirë të Ligës së Parë me 21 gola e pesë asistime.

Njoftimi i plotë i Gjilanit:

“Sport Club Gjilani komunikon marrëveshjen e arritur me futbollistin Drin Ymeri.

Palët janë dakorduar që të validojnë nënshkrimet deri në verën e vitit 2027.

Ymeri vjen nga radhët e klubit Vjosa nga Shtimja, duke qenë njëri ndër golashënuesit më të mirë të divisionit B në Ligën e Parë me gjithsej 21 gola të realizuara dhe pesë asistime.

25 vjeçari do të përforcojë repartin sulmues të skuadrës së Ardian Nuhiut.

Drejtori sportiv Ertan Demiri e ka mirëpritur Ymerin, duke i uruar fillimisht mirëseardhje dhe më pas shumë suksese në zgjedhjen që ka bërë për karrierën e tij”, thuhej në njoftimin e Gjilanit./Telegrafi/