Telegrafi

Zyrtare: Drilon Hajrizi rikthehet te KB Peja

KB Peja ka njoftuar se e ka transferuar zyrtarisht Drilon Hajrizin.

Hajziri ishte pjesë e skuadrës nga Peja edhe në vitet e kaluar, për t’u rikthyer në këtë afat sërish në folenë e tyre.

Klubi basketbollistik ka konfirmuar në faqen e tyre në ‘Facebook’ se e kanë transferuar basketbollistin kosovar.

“KB Peja njofton se ka arritur marrëveshje me kampionin, Drilon Hajrizi, për ta kthyer në folenë e Shqiponjës”.

Lexo po ashtu Përfundon afati kalimtar në basketbollin e Kosovës

“Karagaçi këtë sezon do thërret emrin e tij në betejat tona sportive. Driloni kthehet për ta vazhduar, aty ku e la, luftën për titull. Mirë se kthehesh Drilon!”, thuhet më tej në njoftim.

KB Peja është mobilizuar në mënyrë të jashtëzakonshme pasi këtë edicion është kthyer në Superligë. /Telegrafi/