Drenica ka njoftuar se i ka ndarë rrugët me trajnerin Sami Sermaxhaj.
Klubi nga Skenderaj ndërpreu bashkëpunimin me strategun, duke mos vazhduar kështu kontratën.
Në njoftimin e dytë, bëhet e ditur se drejtuesit e klubit dhe Sermaxhaj ishin në bisedime për të rinovuar kontratën, mirëpo një gjë e tillë nuk u realizua.
Më poshtë mund të lexoni njoftimin e tyre të plotë (pa ndërhyrje):
Klubi dhe Sermaxhaj, nuk vazhdojnë bashkëpunimin!
Skenderaj – 07.06.2021
Pas bisedave mes drejtuesve të klubit dhe trajnerit, Sami Sermaxhaj, nuk është arritur marrëveshja për vazhdimin e bashkëpunimit për edicionin e ardhshëm.
Drejtuesit e klubit dhe trajneri nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Sermaxhaj, dhe kësisoj klubi tashmë është venë në kërkim të një trajneri të ri për edicionin 2021/2022.
Klubi futbollistik ‘Drenica’, e falënderon trajnerin Sami Sermaxhaj për kontributin dhe angazhimin e dhënë për KF Drenica gjatë kësaj kohe, dhe i uron suksese në të ardhmen.
Drejtuesit e klubit, janë të angazhuar që shumë shpejt ta emërojnë trajnerin e ri për edicionin e ardhshëm. /Telegrafi/