Site icon Telegrafi

Zyrtare: Dren Ahmeti, lojtar i Vushtrrisë

Klubet e Superligës së Kosovës në futboll po vazhdojnë të përforcojnë radhët e tyre.

Një prej tyre është edhe ekipi i rikthyer në ligën elitare kosovare, Vushtrria, e cila ka sjell në radhët e veta edhe një lojtar.

Është fjala për futbollistin Dren Ahmeti, i cili ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin vushtrrias.

Kështu së paku ka bërë të ditur ish-kampioni kosovar përmes llogarisë zyrtare në rrjetin social të Facebookut.

“Drenit i dëshirojmë suksese në të ardhmen. Klubi jonë falënderon prapë për gatishmërinë dhe vullnetin që karrierën ta vazhdojë tek ne”, shkruan në njoftimin e klubit.

Ndryshe, Vushtrria është rikthyer në Superligë pasi u shpall kampion në Ligën e Parë të Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version