Site icon Telegrafi

Zyrtare: Drejtimin e Feronikelit e merr Zekerija Ramadani

Feronikeli ka vendosur për trajnerin e ri dhe ai do të jetë trajneri Zekerija Ramadani.  

Dy herë kampioni i Kosovës, Feronikeli, ka arritur marrëveshje me trajneri e njohur nga Maqedonia, Zekrija Ramadani.

Ramadani së fundmi ka qenë trajner te Trepça ’89, ku edhe pse kampionatin e fundit i bëri kampion mitrovicasit, ai u nda me klubin vetëm pas katër xhirosh.

Ai u shkarkua për mossukses nga klubi, kur kishte gjashtë pikë.

Pamje pas arritjes së marrëveshjes

Prezantimi i tij bëhet nesër në stadiumin e Feronieklit, “Rexhep Rexhepi” në ora 15:00.

Ramadani më parë ka qenë trajner edhe te Flamurtari i Vlorës dhe Shkupi.

Trajneri shkupjan e merr Feronikelin në pozitën e 7-të me 10 pikë, katër pikë më pak se lideri Llapi.

Feronikeli e pret Dritën në fundjavë. /Telegrafi/

Exit mobile version