Juventusi ka njoftuar zyrtarisht se Douglas Costa do të kalojë te Gremio si huazim.
Anësori i “Zonjës së Vjetër” ka kaluar sezonin 2020-21 në huazim me gjigantët e Bundesligës, Bayern Munich, që përfundoi marrëveshjen me ta sot.
Ish-përfaqësuesi i Brazilit tani do të kthehet në atdheun e tij për të luajtur te Gremio.
” Douglas Costa do të transferohet në Gremio, është zyrtare”.
OFFICIAL | @douglascosta joins @Gremio_EN on loan.
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) May 21, 2021
“Anësori brazilian, arriti në Juventus në 2017 dhe kaloi këtë vit në huazim me Bayern Munich, do të veshë fanellën e Porto Alegre deri më 30 qershor 2022”, ka shkruar Juventus në faqen zyrtare.
Kontrata e tij me Bianconerët skadon verën e ardhshme dhe ish-ylli i Shakhtar Donetsk do të jetë në gjendje të kalojë ku të dojë falas./Telegrafi/