Donis Avdijaj zyrtarisht e ka kompletuar kalimin te AEL Limassol në Qipro nga Emmen & Netherlands.
Lojtari shqiptar u transferua te skuadra nga elita e futbollit qipriot, derisa aty nuk do të jetë shqiptari i vetëm.
Ai është bërë lojtari i dytë shqiptar që do të luajë në Qipro, pasi aty luan edhe Atdhe Nuhiu.
Reprezentuesi i Kosovës për dallim nga Avdijaj luan te Apoeli.
Lojtari ka nënshkruar kontratë dy vite e gjysmë me AEL Limassolin. /Telegrafi/