Reprezentuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Donat Rudhani ka kompletuar sot (e martë) kalimin te FC Lausanne-Sport si huazim nga Young Boys.
Rudhani ka ndryshuar skuadër, por jo edhe kampionat pasi do të vazhdoj të mbetet pjesë e Superligës së Zvicrës.
Anësori i krahut të majtë ka kaluar nga radhës e Young Boys te FC Lausanne-Sport.
Është vet faqja zyrtare e FC Lausanne-Sport e cila ka konfirmuar huazimin e Rudhanit deri në fund të sezonit.
“Reprezentuesi kosovar, Donat Rrudhani i bashkohet FC Lausanne-Sport në formë huazimi deri në fund të sezonit nga BSC Young Boys”, thuhet në njoftim.
Këtë sezon, ai ka luajtur 13 ndeshje me Young Boys, duke përfshirë 9 paraqitje në Superligë, 1 në Ligën e Kampionëve dhe 3 në Kupën e Zvicrës, ku ka shënuar edhe dy gola.
Pasi kaloi kontrollimet mjekësore ditën e djeshme, Rudhani nënshkroi sot kontratën e huazimin dhe te FC Lausanne-Sport do të veshë fanellën me numër 29. /Telegrafi/