Telegrafi

Zyrtare: Donat Rrudhani nënshkruan me Young Boysin

Klubi zviceran, BSC Young Boys ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin me lojtarin e Përfaqësueses së Kosovës, Donat Rrudhani.

Reprezentuesi i Kosovës ka bërë një hap të madh në karrierë, duke ardhur nga Liga e Parë dhe duke nënshkruar me klubin e madh nga Superliga e Zvicrës.

“BSC Young Boys ka kënaqësinë të njoftojë një lëvizje tjetër. Mesfushori Donat Rrudhani po kalon nga FC Aarau në YB, 23-vjeçari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare deri në verën e vitit 2026”.

“Donat Rrudhani vjen nga Kosova, për kombëtaren e së cilës bëri dy paraqitje në verën e vitit 2021”, thuhet në njoftimin e klubit zviceran.

Ndryshe, Rudhani si i ri ai luajti në Francë në Langres, Troyes dhe në Brunstatt në Alsace.

Në verën e vitit 2017, Rrudhani iu bashkua FC Timau Basel (liga e dytë ndër-rajonale), një vit më vonë ai iu bashkua Black Stars Basel, ku paraqitjet e tij luajtën një rol kyç në ngjitjen në Ligën e Promovimit – ai shënoi 15 gola në 25 ndeshje”.

Në gusht të 2019, Rrudhani u nënshkrua nga FC Aarau. Në tre sezonet e fundit ai luajti 105 ndeshje konkurruese për Aarau, duke shënuar 21 gola dhe duke dhënë 26 asistime.

Lexo po ashtu Donat Rrudhani merr ftesë nga Kosova pas një edicioni të jashtëzakonshëm: Është nder dhe krenari ta përfaqësoj vendin tim

Pavarësisht moshës së tij të re, ai ishte një nga drejtuesit e ekipit në Aarau dhe Rrudhani e mbajti shiritin e kapitenit sezonin e kaluar.

Në sezonin e fundit, Rrudhani shënoi 9 gola dhe dhuroi 12 asistime në Challangle League të Zvicrës. /Telegrafi/