Telegrafi

Zyrtare: Dominic Solanke kalon nga Liverpooli te Bournemouthi

Bournemouth i ka siguruar shërbimet e sulmuesit Dominic Solanke nga Liverpooli.

Çmimi që do të paguajë klubi i Ligës Premier është 19 milionë funte (21 milionë euro).

Solanke ka pasur ta kalojë në huazim te Crystal Palace, por marrëveshje nuk ishte arritur.

Bournemouth pritet ta lëshojë tani Jermain Defoen të bashkohet me klubin skocez Rangers.

Bournemouth po ashtu është duke menduar që ta ofrojë në huazim edhe mbrojtësin e krahut të djathtë nga Liverpooli, Nathaniel Clyne.

Solanke që ka luajtur për grupmoshat e Anglisë, kishte kaluar në Liverpool nga Chelsea si transferim i lirë në vitin 2017.

Këtë sezon ai nuk ka luajtur, por me klubin në përgjithësi zhvilloi 21 ndeshje sezonin e shkuar ku shënoi një herë.

Ai ka bërë karrierë edhe në Holandë te Vitesse Arnhem, ku kishte shënuar shtatë gola. /Telegrafi/