Telegrafi

Zyrtare: Djajtë e Kuq transferojnë Lindelofin (Foto)

Manchester United ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit Victor Lindelof.

Djajtë e Kuq arritën të fitojnë trofeun e Ligës së Evropës në sezonin e fundit, duke siguruar kështu kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Kjo bëri që skuadra e Jose Mourinhos të mendoj për transferime në mënyrë që të jetë sa më garuese në kompeticionin më të madh për skuadra në Evropë.

Lexo po ashtu Morata pranon kushtet, Unitedi po bisedon me Realin rreth çmimit

Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur edhe transferimi i parë zyrtar i Unitedit dhe ai është mbrojtësi i Benficas, Victor Lindelof.

“Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me Benfican për transferimin e Victor Lindelof”, ka njoftuar gjiganti anglez në njoftimin e tyre.

United ka deklaruar gjithashtu se në një njoftim të mëvonshëm do t’ju njoftoj për shifrat e transferimit dhe detajet tjera. /Telegrafi/