Telegrafi

Zyrtare: Diego Lopez edhe zyrtarisht i Espanyolit

Pas një sezoni të suksesshëm te Espanuoli, Diego Lopez, edhe zyrtarisht është lojtar i klubit spanjoll.

Portieri ishte i huazuar nga Milani, ndërsa me paraqitjet e mira ka bindur klubin katalunas të blejë gjithë kartonin e tij.

Lopez ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Espanyolin.

Skuadra e Quique Sanchez Flores ka përfunduar në vendin e tetë këtë sezon në La Liga.

Espanyoli ka pranuar 50 gola këtë sezon, ndërsa ka shënuar 49. /Telegafi/