Telegrafi

Zyrtare: Diar Miftaraj kalon te Ballkani

Ballkani ka njoftuar se ka transferuar Diar Miftarajn nga Drenica.

Klubi nga Theranda ka filluar të bëjë ndryshime në skuadër për pjesën e dytë të edicionit, duke filluar nga trajneri.

Bledi Shkëmbi u konfirmuar si strategu i tyre më i mirë, që zëvendësoi Ismet Munishin e shkarkuar.

Tani, Ballkani ka bërë të ditur se ka transferuar edhe Miftarajn nga rivali i Superligës së Kosovës.

Miftaraj në gjashtë muajt e fundit ka qenë pjesë e Drenicës ku bëri paraqitje mjaftë të mira.

Postimi i plotë i skuadrës nga Suhareka:

Diar Miftaraj i bashkohet FC Ballkani,

Mesfushori i palodhshem ne të kaluaren ka mbrojtur ngjyrat e skuadrave FC Besa, FC Prishtina dhe së fundi FC Drenica, ndërsa nga sot Diar Miftaraj do të bart fanelën e portokallt.

Na priftë e mbara. /Telegrafi/