Borussia Dortmund ka nënshkruar me portierin shqiptar Diant Ramaj nga Ajax Amsterdami.
23-vjeçari ka nënshkruar kontratë me BVB deri më 30 qershor 2029.
Megjithatë, portieri nuk do të qëndrojë këtë sezon te Borussia Dortmund, pasi do të huazohet te liderët e ligës daneze FC Copenhagen deri në fund të sezonit.
Welcome, Ramaj! 🙌
Borussia Dortmund have signed 23-year-old goalkeeper Diant Ramaj from Ajax on a four-and-a-half-year deal.
He will immediately go on loan to Danish league leaders FC Copenhagen until the end of the season. pic.twitter.com/RPxTKRIzzp
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) February 3, 2025
“Diant është një portier i ri gjerman që ka ende shumë potencial zhvillimi. Praktika në ndeshje është gjëja më e rëndësishme për të tani – dhe ai do ta marrë minutat në Copenhagen”.
“I urojmë suksese maksimale në gjysmën e dytë të sezonit në Danimarkë dhe në Ligën e Konferencave”, thekson drejtori sportiv i BVB, Sebastian Kehl.
✍️ Der BVB hat Torhüter Diant #Ramaj von Ajax Amsterdam verpflichtet. Der 23-Jährige unterschrieb einen Vertrag bis zum 30. Juni 2029. 🤝
Ramaj wird mit sofortiger Wirkung und zunächst befristet bis zum Saisonende an den FC Kopenhagen ausgeliehen. 🇩🇰
➡️ https://t.co/jFxsvaamge pic.twitter.com/6FGXZ1VYjM
— Borussia Dortmund (@BVB) February 3, 2025
Ramaj u transferua nga Eintracht Frankfurt te Ajax në verën e vitit 2023. Në 32 ndeshje për holandezët, ai mbajti gjashtë porta të paprekura. /Telegrafi/