Roberto Di Matteo është bërë me skuadër pas një pauze pa trajnuar skuadër
Fituesi i Ligës së Kampionëve me skuadrën e Chelseat, Roberto Di Matteo është kthyer përsëri në ishull për të trajnuar skuadër.
Është skuadra e larguar nga Liga Premier, Aston Villa, që ka arritur marrëveshje me trajnerin italian.
Nënshkrimin me Di Matteon e ka zyrtarizuar vetë skuadra angleze me anë të faqes së saj zyrtare.
Detyrë e trajnerit italian është të kthej Aston Villën në Ligën Premier, pasi pritet që të ketë investime pas marrjes së pronësisë nga disa miliarder kinez. /Telegrafi/