Site icon Telegrafi

Zyrtare: Deri tani 21 viktima nga vërshimet në Maqedoni

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka konfirmuar se deri tani janë regjistruar 22 viktima nga vërshimet në Shkup dhe rrethinë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Deri tani ka edhe 5 të zhdukur, ndërkaq dëmet në amvisëri janë të mëdha. Edhe komunikacioni zhvillohet me vështirësi.

Gjithashtu bëhet e ditur se deri tani, nga rajonet e përmbytjeve janë tërhequr apo zhvendosur mbi 1000 banorë. Drejtuesit e Komitetit për menaxhim me krita i kanë propozuar qeverisë të spallë gjendje krize 15 ditore në rajonin e Shkupit dhe të Tetovës. Deri tani policia në bashkëpunim me qytetarët ka identifikuar 20 trupa të vdekur./Telegrafi/

Lexo po ashtu Këtu mund të lexoni dhe shikoni më shumë lajme rreth vërshimeve të mbrëmshme (Foto/Video)
Exit mobile version