Më në fund ka mbaruar pritja, është lansuar albumi i ri i Mc Kreshës dhe Lyrical Son, “Rapsodët n’Rap t’sodit”.
Albumi është shoqëruar nga një marketing gjigant me shumë emra prominente që kanë paralajmëruar projektin e shumëpritur.
Është Lyrical Son ai që ka konfirmuar daljen në shitje të albumit të ri në platformat Amazon dhe iTunes.
Më parë albumi ka rrjedhur në internet, dhe fansat kanë mundur ta shkarkojnë atë falas, shkruan Telegrafi.
Përkundër kësaj, albumi vazhdon të jetë i mbrojtur ligjërisht dhe është e ndaluar pirateria.
Albumi do të kulmojë sonte mbrëma me videoklipin e ri nga albumi i MC Kreshës dhe Lyrical Son në bashkëpunim me Ledri Vulën. /Telegrafi/