Telegrafi

Zyrtare: De Bruyne vazhdon kontratën me Manchester Cityn

Manchester City ka konfirmuar se ka vazhduar kontratën me De Bruyne për pesë vite me një pagë prej 260,000 funte në javë. 

Belgu e ka opsionin edhe për një vit tjetër, ndërsa është kthyer në një prej lojtarëve më të besuar të Pep Guardiolas.

Mesfushori kishte pagë prej 200,000 funte në javë, ndërsa tani është rritur për 60 mijë tjera.

“Jam i lumtur që po nënshkruajë kontratën e re me klubin”.

Belgu ishte së bashku me gruan e tij kur nënshkroi vazhdimin e kontratës

“E kam thënë edhe më herët që qëllimi im është që të qëndrojë te City, pasi jam ndjerë si në shtëpi që nga dita e parë”.

“Jo vetëm pse po fitojmë, por jemi duke luajtur futboll të jashtëzakonshëm”, ka thënë De Bruyne.

Ferran Soriano me De Bruyne pas vazhdimit të kontratës

Edhe drejtoi i klubit, Txiki Begiristain, është shprehur i lumtur më vazhdimin e kontratës së belgut.

De Bruyne u bashkua me Cityn nga Wolfsburg për 55 milionë funte në gusht të vitit 2015 dhe nga ajo kohë ka zhvilluar 122 ndeshje. /Telegrafi/