Mbrojtësi brazilian, David Luiz dhe Chelsea kanë vendosur ta vazhdojnë bashkëpunimin duke nënshkruar kontratë të re.
Luiz ka gëzuar një sezon të shkëlqyer në zemër të mbrojtjes së Bluve, duke bërë 48 paraqitje në të gjithë garat dhe duke shënuar tre gola dhe duke ndihmuar londinezët të kthehet në Ligën e Kampionëve dhe të arrijnë finalen në Ligën e Evropës.
Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që drejtuesit e klubit të binden dhe t’ia rinovojnë kontratën brazilianit.
Sot (e premte) gjatë ditës Luiz ka nënshkruar një kontratë me Chelsean, e cila e mban atë në Stamford Bridge deri më 2021.
This geezer has signed a new contract! 📝
Congratulations, @DavidLuiz_4! 👏
— Chelsea FC (@ChelseaFC) May 10, 2019
“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe të kem këtë mundësi për të qëndruar. E dua këtë klub dhe unë ende kam ambicien e një lojtari të ri”.
“Arritja në një finale evropiane do të thotë shumë dhe ne kemi ende mundësinë për të përfunduar në vendin e tretë në Ligën Premier sezon”.
“Unë do të vazhdoj të përpiqem të bëj çmos për të ndihmuar ekipin”, përfundoi braziliani.
Ndryshe, Luiz ka zhvilluar në total 246 paraqitje me Chelsean dhe ka shënuar 18 gola. /Telegrafi/
.@DavidLuiz_4: ‘I’m so happy to be here. I love this club.’ 💙 pic.twitter.com/CPTbbWcyTX
— Chelsea FC (@ChelseaFC) May 10, 2019