Site icon Telegrafi

Zyrtare: Dardan Jashari largohet nga Ballkani

Ballkani dhe Dardan Jashari i kanë ndarë rrugët sot (24 qershor) edhe zyrtarisht.

Qendërmbrojtësi shqiptar ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e skuadrës që drejtohet nga Ismet Munishi.

“Përshëndetje miq, Pas një gjysmë edicioni tek FC Ballkani, më nuk do jem pjesë e këtij klubi. Falënderoj kryesinë e klubit, shtabin teknik, futbollistët dhe tifozët e FC Ballkanit për bashkëpunimin që patëm, iu uroj suksese të mëtutjeshme! Me respekt Dardan Jashari”, ka shkruar Jashari.

Mbrojtësi nuk ka bërë të ditur ende arsyet që dërguan për largim nga skuadra nga Suhareka, derisa në të kaluarën kishte qenë pjesë e Llapit.

Ballkani ende nuk ka lëshuar një njoftim rreth largimit të Dardan Jasharit, mirëpo ky i fundit bëri të ditur pak çaste më parë se po largohet nga klubi. /Telegrafi/

Exit mobile version