Telegrafi

Zyrtare: Danilo kalon te Juventusi

Danilo Luiz Da Silva, i njohur si Danilo është mbrojtësi i djathtë i ri i Juventusit.

Lojtari i lindur në vitin 1991, ka nënshkruar me Juventusin duke kaluar nga Manchester City.

Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024 me bardhëezinjtë.

Juventusi i ka publikuar edhe shifrat e transferimit. “Danilo Luiz da Silva, që ka ardhur për 37 milionë euro”.

“Në anën tjetër ka shkuar Joao Pedro Cavaco Cancelo, që do të paguhet 65 milionë euro. Të dyja pagesat do të bëhen për tri vite.  Juvenusi del me bilanc pozitiv prej 28.6 milionë euro”, thuhet në njoftim.

Lojtari sot i ka kryer testet mjekësore në mëngjes te Juventusi dhe është gati për aventurën e re. /Telegrafi/