Prishtina ka vazhduar me përforcime cilësore ku po përgatiten për sezonin e ri në Superligë.
Skuadra nga kryeqyteti kosovar ka për synim ta rikthejë titullin kampion dhe ka bërë disa përforcime.
I fundit që është bashkuar me klubin bardhekaltër është basketbollisti shqiptar Daniel Lekndreaj.
Për Lekndreajn është një rikthim në klubin kryeqytetas, pasi ai edhe më parë ka veshur fanellën e Prishtinës. /Telegrafi/