Site icon Telegrafi

Zyrtare: Dani Olmo kalon te RB Leipzig

Rasenball Sport Leipzig e ka transferuar edhe zyrtarisht Dani Olmon.

Edhe pse raportohej në media se lojtari do të rikthehej te Barcelona, madje edhe për një kalim të afërt te Milani, ai zgjodhi skuadrën gjermane.

Olmo u largua kështu nga Dinamo Zagrebi për t’u transferuar te RBG Liepzig për një shumë rreth 25 milionë euro.

Klubi gjerman ka njoftuar se talenti ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.

21-vjeçari mund të luajë në tri pozicionet e mesfushës, por që më shumë preferon të luajë në krah të sulmit. /Telegrafi/

Exit mobile version