Bayern Munichu e ka kompletuar transferimin e Philippe Coutinhos. Braziliani i ka kaluar testet mjekësore të dielën dhe e ka nënshkruar kontratën me klubin gjerman.
27-vjeçari fillimisht do të qëndrojë për një sezon si i huazuar nga Barcelona, ndërsa bavarezët e kanë opsionin për ta blerë pas skadimit të huazimit më 30 qershor 2020.
“Për mua, ky transferim nënkupton një sfidë të re në një vend të ri me një prej klubeve më të mira në Evropë”.
🗣️ @Phil_Coutinho: "Ich kann es kaum erwarten, das Trikot überzustreifen und zu spielen." #ServusCoutinho pic.twitter.com/Lemu3ivLV4
— FC Bayern München (@FCBayern) August 19, 2019
“Njësoj sikur Bayerni, edhe unë kam ambicie të mëdha dhe jam i bindur se mund t’i arrijmë bashkë me bashkëlojtarët e mi të rinj”, ka deklaruar Coutinho me rastin e nënshkrimit të kontratës.
Shefi ekzekutiv i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, ka thënë se klubi ishte angazhuar qe një kohë që ta transferonte lojtarin dhe se janë të gëzuar që ia kanë arritur qëllimit. /Telegrafi/
🗣 @Brazzo: "@Phil_Coutinho hat uns während der Verhandlungen in Barcelona sehr deutlich gemacht, dass er unbedingt zum #FCBayern wechseln möchte. Er ist ein Weltklassespieler mit sehr großen Fähigkeiten, der in der Offensive variabel einsetzbar ist." #ServusCoutinho #MiaSanMia pic.twitter.com/A1pAdM6ya6
— FC Bayern München (@FCBayern) August 19, 2019