Telegrafi

Zyrtare: Courtois deri në vitin 2026 te Real Madridi

Real Madridi ka njoftuar se ka rinovuar kontratën me Thibaut Courtoisin.

Portieri belg që kaloi nga Chelsea te Los Blancos, ka arritur të shfaq formë të lartë në skuadër.

Kështu, gardiani i madrilenëve ka përfituar një kontratë të re pesëvjeçare, derisa këtë e ka konfirmuar edhe Real Madridi.

“Real Madrid FC dhe Thibaut Courtois kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës, që do të qëndrojë e lidhur me klubin edhe për pesë sezone, deri më 30 qershor, 2026”, thuhet në komunikatën e klubit.

Gjiganti i La Ligës po tenton të ndërtojë një skuadër që mund t’ua rikthejë lavdinë në ligë por edhe në Evropë. /Telegrafi/