Telegrafi

Zyrtare: Conte trajner i ri i Interit

Conte dhe Steven Zhang (Foto: Inter.it)

Klubi italian, Interi ka njoftuar zyrtarizimin e Antonio Contes si trajner të ri të skuadrës.

Të enjten gjatë ditës, Nerazzurrët kanë zyrtarizuar largimin e Luciano Spallettit pas dy sezoneve në klub.

Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe pa u bërë një ditë e plotë është njoftuar zyrtarisht zëvendësimi i tij.

Lexo po ashtu Tifozët e Juventusit të irrituar pse Conte ka zgjedhur Interin, duan t’ia largojnë yllin në Allianz Stadium

Interi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Antonio Conten për t’u bërë trajner i ri i tyre.

Njoftimi i Nerazzurrëve erdhi me anë të faqeve të tyre zyrtare, ndërsa kushtet tjera të kontratës nuk janë publikuar.

“Antonio Conte do të jetë trajneri i ri i Interit!”, ka shkruar Interi në njoftimin e tyre.

Conte në të kaluarën ka qenë trajner dhe futbollistë i rivalit të urryer të Interit, Juventusit, Kombëtares së Italisë dhe së fundmi te Chelsea. /Telegrafi/