Telegrafi

Zyrtare: Constantinides rikthehet si trajner te Prishtina

Sigal Prishtina ka konfirmuar se tashmë ka arritur marrëveshje me trajnerin qipriot Antonis Constantinides, i cili edhe më parë e ka drejtuar këtë skuadër.

Constantinides ka fituar trofe në të shkuarën me Prishtinën, duke qenë një trajner mjaft i suksesshëm.

“Antonis Constantinides kryetrajneri i mirënjohur qipriot i cili nuk ka nevojë për prezantim, do ta merr drejtimin e klubit deri në fund të sezonës”.

“Constaninides i cili ishte në drejtim të klubit edhe në vitin 2016, e përfundoi atë sezon me sukses historik duke fituar të gjitha trofetë e mundshëm, atë të Ligës Ballkanike, Titullin Kampion i Kosovës si dhe Kupën e Kosovës”.

“Welcome back To the Home of Champions Champ!”, ka shkruar Sigal Prishtina në faqen zyrtare të saj.

Prishtina këtë sezon ka hasur në vështirësi, pasi është eliminuar herët nga Kupa e Kosovës, ndërsa në kampionat, në ndeshjet e fundit ka pësuar dy hubmje. /Telegrafi/