Oleksandr Zinchenko është futbollisti më i ri skuadrës së madhe holandeze, PSV.
Talentin që e bleu me shumë bujë në këtë afat kalimtar, Manchester City e huazoj te kampioni i Holandës, PSV.
Ukrainasi i talentuar do të huazohet për një vit në kampionatin holandez pa pas të drejtën e blerjes nga PSV-ja.
Ndryshe, Zinchenko u ble me rekomandim nga ana e trajnerit spanjoll, Pep Guardiola.
Sulmuesi 19-vjeçar luajti në sezonin e fundit te skuadra ukrainase, Ufa, ku zhvilloi 26 ndeshje dhe shënoi dy gola. /Telegrafi/
.@Azinchenko17 has joined @PSV on a year long loan. Good luck Oleksandr! #mcfc pic.twitter.com/w1pIXCfkTF
— Manchester City (@ManCity) August 26, 2016