Telegrafi

Zyrtare: Choupo-Moting nënshkruan me Stoke Cityn (Foto)

Maxim Choupo-Moting është lojtari më i ri i skuadrës angleze, Stoke City.

Sulmuesi kamerunas është ndarë pas disa viteve të kaluara aty me skuadrën gjermane, Schalke.

Lexo po ashtu Zyrtare: Zouma nënshkruan me Stoke Cityn (Foto)

Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur zyrtarizimi i tij te skuadra e re.

Choupo-Moting me fanellën e Stoke Cityt

Choupo-Moting ka nënshkruar kontratë të vlefshme tre vjeçare me ‘Potters’.

Ky transferim nuk i ka kushtuar asnjë cent skuadrës së Xherdan Shaqirit, pasi ka ardhur si lojtar i lirë. /Telegrafi/