Telegrafi

Zyrtare: Chiellini rinovon kontratën me Juventusin

Juventusi ka konfirmuar se Giorgio Chiellini ka rinovuar kontratën.

Mbrojtësi veterant ka rënë dakord me Zonjën e Vjetër që të vazhdojnë bashkëpunimin edhe për dy vite të tjera.

Chiellini do të qëndrojë deri në vitin 2023 te Juventusi, derisa klubi e bëri njoftimin përmes llogarive të tyre në rrjetet sociale.

“Giorgio Chiellini është Juventusi. Për një kohë të gjatë të duket gjithmonë, dhe është një gjithmonë që do të vazhdojë për sezonet e ardhshme; në fakt, rinovimi i kontratës së tij me Juventusin është zyrtare”.

“Giorgio është ADN -ja e Juves, ai është histori, ai është i pranishëm, ai është pasionant, ai është zemra dhe koka. Giorgio është një mijë figura, një mijë numra, shumë rekorde, shumë trofe, por edhe nëntë shkronja”, shkruhet në njoftimin e Biankonerëve. /Telegrafi/