Telegrafi

Zyrtare: Chicharito kompleton kalimin te Sevilla

Sevilla e ka konfirmuar transferimin e Javier Hernandez ‘Chicharitos’.

Skuadra spanjolle ka arritur marrëveshje me West Ham Unitedin për transferimin e sulmuesit meksikan.

Sevilla e transferoi Chichariton në këtë ditë të fundit të afatit kalimtar, derisa lojtari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.

Lexo po ashtu Mbyllet afati kalimtar veror, gjithçka që ndodhi në ditën e fundit

Meksikani tashmë e njeh mjaftë mirë La Liga-n, pasi në të kaluarën ishte pjesë e Real Madridit për një sezon.

Ky transferim i ka kushtuar Sevillës 10 milionë euro, e që Chicharito pritet ta udhëheq sulmin e tyre. /Telegrafi/