Chelsea ka njoftuar se ka transferuar Angelo Gabriel nga Santos.
Përmes një njoftimi në uebfaqen e tyre, klubi londinez bëri të ditur se 18-vjeçari është prurja e tyre më e re.
“Chelsea ka kompletuar nënshkrimin e anësorit brazilian Angelo Gabriel nga Santos”, thuhet në njoftimin e tyre.
“I lindur në Brazil, 18-vjeçari mbërrin në Stamford Bridge me një nivel të lartë futbolli nën brezin e tij; ai bëri 129 paraqitje në ekipin e parë për Santos në të gjitha garat”.
“Një anësor që luan me këmbë të majtë, i cili përdorej rregullisht në krahun e djathtë te Santos, Angelo u bë lojtari më i ri në historinë e kampionatit kombëtar të Brazilit kur bëri debutimin e tij kundër Fluminense në Maracana, në moshën vetëm 15 vjeç e 308 ditë”.
“Në prill të vitit 2021, braziliani U-20 shënoi golin e tij të parë për ekipin e parë në Copa Libertadores. Duke bërë këtë, ai u bë golashënuesi më i ri në atë kompeticion historik. Ai shënoi katër herë të tjera për Santos dhe bëri dhjetë asistime”, thuhet më tej në komunikatën e Bluve. /Telegrafi/
Chelsea has completed the signing of Brazilian winger Angelo Gabriel from Santos. ✍️
— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 16, 2023