Klubi anglez, Chelsea ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e portierit Mike Penders nga KRC Genk.
Blutë e Londrës kanë vazhduar me përforcime këtë verë dhe kësaj radhe kanë ‘goditur’ me një portier të ri.
Bëhet fjalë për 19-vjeçarin Penders, i cili ka nënshkruar kontratë tetëvjeçare me Chelsean, por do t’i bashkohet klubit në verën e ardhshme pasi është lënë huazim këtë sezon.
Chelsea have completed the signing of Mike Penders from KRC Genk, with the goalkeeper to officially join from next summer. ✍️🇧🇪
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 27, 2024
“Klubi i futbollit Chelsea ka rënë dakord për një marrëveshje për të nënshkruar me portierin Mike Penders nga KRC Genk”.
“Penders, një reprezentues i Belgjikës U-19, do t’i bashkohet Chelseat nga vera e ardhshme pasi ka rënë dakord për një kontratë me klubin deri në vitin 2032”, thuhet në njoftim.
Transferimi i portieri belg thuhet se do t’i kushtojë Chelseat plotë 20 milionë euro. /Telegrafi/