Telegrafi

Zyrtare: Chelsea nënshkruan me mbrojtësin Adarabioyo

Klubi londinez, Chelsea tashmë ka konfirmuar edhe zyrtarisht nënshkrimin e mbrojtësit Tosin Adarabioyo nga Fulham.

Blutë e Londrës kanë filluar aktivitetin në transferimin e lojtarëve të rinj, pas emërimit të trajnerit Enzo Maresca.

Transferimi i parë i ‘epokës Maresca’ do të jetë mbrojtësi Adarabiyo, i cili vjen nga Fulham.

Lexo po ashtu Zyrtare: Chelsea njofton se Enzo Maresca do të jetë trajneri i ri

26-vjeçari anglez do t’i bashkohet klubit më 1 korrik kur hapet zyrtarisht afati kalimtar i transferimeve të verës.

Qendërmbrojtësi ka vënë në letër një kontratë katërvjeçare, duke u bërë nënshkrimi i parë i verës së Bluve.

 

“Chelsea ka kënaqësinë të njoftojë që qendërmbrojtësi Tosin Adarabioyo do t’i bashkohet klubit përpara sezonit 2024/25”.

“26-vjeçari ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare – e cila fillon më 1 korrik – dhe vjen nga fqinjët e Londrës perëndimore, Fulham”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/